Përderisa po mbahet takim mes SHBA-së dhe Rusisë, Ukraina u trondit nga sulmet gjatë natës

Përderisa një takim është duke u mbajtur në Arabinë Saudite mes SHBA’së dhe Rusisë rreth luftës në Ukrainë – gjatë natës, mbrojtja ajrore rrëzoi 103 nga 176 dronë të lëshuar nga Rusia, bën të ditur Forca Ajrore e Ukrainës, shkruan BBC, përcjell Periskopi.
Ata u qëlluan në disa rajone, duke përfshirë Kievin. Të hënën në mbrëmje, banorët e Kievit u udhëzuan të mbuloheshin.
Dëme u raportuan në Kirovohrad, Kharkiv, Kiev dhe Cherkasy.