Përçarjet në Listën Guxo: Gërvalla i “ngucë” pak mediat, thotë se janë më të fortë se kurrë
Kriza në partinë e Ministers së Punëve të Jashtme dhe Ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, duket se po thellohet pas Ferizajt, edhe një tjetër degë e rëndësishme e partisë “Guxo” është tërhequr nga zgjedhjet nacionale të shkurtit 2025. E lidhur me këtë ka reaguar kryetarja e kësaj partie Donika Gërvalla Schwarz, shkruan Periskopi.
Ajo u shpreh se janë më të forte dhe më unik se kurrë.
“Gjithmonë ka pasur dhe do të ketë persona, të cilët kur nuk përfshihen, për arsye të ndryshme, në listën e kandidatëve për deputetë, tek atëherë aktivizohen e zgjohen. Mllefin, jo rrallë, e shprehin duke personalizuar e privatizuar strukturat partiake dhe duke pretenduar se partia po shuhet pse ata nuk janë në lista zgjedhore. Degës së Partisë Guxo në Pejë, sot është më e fortë, më e konsoliduar e më unike se kurrë.”– ka shkruar Gërvalla.
Postimi i plotë:
Deputeti i Guxo: Peci ka thënë në Pejë se në listë për deputet do të jenë veç ata që unë dua
Vjen goditja e radhës për Partinë Guxo, edhe një degë merr vendim për bojkotim