Përçarje brenda VV-së | Haxhiu i vërsulet deputetit Korenica: Këto kushtëzime nuk janë në rregull

Përçarje brenda VV-së | Haxhiu i vërsulet deputetit Korenica: Këto kushtëzime nuk janë në rregull

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është pyetur në lidhje me raportimet për largime të mundshme nga Lëvizja Vetëvendosje, duke përfshirë këtu edhe nga deputetë.

“DPT te Fidani”, ajo është shprehur:

“Unë nuk ua di qëllimet, planet, dhe përkatësisht nuk mund të flas për të njëjtat. Ajo çka vlerësoj është që Kuvendi t’i kryejë përgjegjësitë, për mua, dështimet e seancat nuk janë lajm i mirë. Vlerësoj që secili prej deputetëve duhet të jetë në krye të detyrës. Kushtëzimet nuk u bëjnë mirë qytetarëve”.

Duke folur për deklaratën e djeshme të deputetit Visar Korenica në Kuvendin e Kosovës, ajo ka thënë se kushtëzime të tilla nuk janë në rregull.

“Dje dëgjova z.Korenica, që tha nuk do të votoj asgjë përsa kohë që vajzë që është larguar, për bindjen time padrejtësisht nga shkolla sepse e drejta në shkollim është e drejtë e pacenueshme, nuk mundet shamia me ia ndalu dikujt me shku në shkollë, lajm i mirë që është kthyer, por besoj që këto kushtëzime nuk janë në rregull. Nuk mund të flas për planet e tyre, thirri në studio pyeti ata.” – ka thënë Haxhiu.

Shpërndaje në: