Për vajzat e shkurtëra, disa këshilla se si të dukeni më të gjata përmes veshjes
Nëse centimetrat janë problem për ju, ekzistojnë mënyra të ndryshme të kombinimeve të cilat do t’ju bëjnë të dukeni më të gjata. Takat janë një ndihmë e madhe në këto raste, mirëpo jo gjithmonë janë të rehatshme dhe të përshtatshme. Nuk është e domosdoshme të vishni taka të larta për tu dukur e gjatë, ja disa mënyra akoma më të thjeshta dhe praktike për ju:
Duhet të zgjidhni xhaketa të shkurtra. Fustanin nuk duhet ta vishni të gjatë, dhe nuk duhet të jetë i ekzagjëruar, të ketë prerje të çrregullta apo kënde. Nëse vishni një kostum shmangni kontrastet e proporcioneve të gjatësisë, që do të thotë se xhaketa duhet të arrijë maksimum deri në fundshpinë, ndërsa fundi deri tek gjunjët.
Për të nxjerrë në pah gjatësinë, mjafton të vishni një veshje e cila duhet t’ju rrijë lirshëm.
Flokët duhet t’i mbani të lidhur në mënyrë që pjesa e sipërme e trupit tuaj të vihet në pah.
Mos i ndryshoni ngjyrat, por preferoni gjërat njëngjyrëshe. Ndryshueshmëria e ngjyrave thyen në dysh siluetën tuaj.
Çdo femër ka një pjesë të trupit të saj me të cilën mburret. Pra, nëse keni këmbë të gjata dhe të holla por trup të shkurtër, në këtë rast vishni pantallona me ngjyrë të ndezur dhe këmishë me ngjyrë të errët, në mënyrë që këmbët tuaja të bien në sy, që do të bëjnë trupin tuaj të duket shumë më i gjatë.
Nëse keni barkun dhe belin e hollë dhe ju pëlqen ajo pjesë e trupit tuaj, në këtë rast përqendrohuni tek ajo pjesë dhe theksojeni atë pjesë me ngjyrë të ndezur në mënyrë që të bjerë në sy.
Ndërkohë mos eksperimentoni shumë me aksesorët, ata duhet të jenë të vegjël dhe të thjeshtë.