Për të gjithë kuriozët, Kylie tregon se çfarë mban brenda çantës
Kylie Jenner në vlogun e ri tregon se çfarë ka në çantën e saj zakonisht.
Ylli televiziv, Kylie Jenner, njihet për jetën luksoze që bën, teksa jeton sikur në përralla, shkruan lajmi.net.
Në kanalin e saj në YouTube, Kylie tregoi se çfarë ka brenda çantës së saj, e cila kap çmim shumë të lartë.
Ajo tregoi se brenda çantë mban një kuletë, buzëkuq, llastik flokësh, çamçakëza, aparat fotografik, karikues për telefon, syze, e disa gjësende të tjera.
Çanta në të cilën ajo po i prezantonte produktet që i kishte brenda saj ishte e brendit “Hermes” dhe të tilla numëron disa.
Prapa miliarderes gjendej dollapi me çanta e këpucë nga brendet më të njohura në mbarë botën.