Për pesë muaj 385 persona të pickuar nga rriqrat në Malishevë

Për pesë muaj 385 persona të pickuar nga rriqrat në Malishevë

385 persona persona janë pickuar gjatë pesë muajve në komunën e Malishevës.

Fatmirësisht asnjë nga ata nuk janë hospitalizuar, njofton Komiteti për Shëndetësi, Mirëqenie Sociale dhe Persona me Aftësi të Kufizuara në këtë komunë.

Në mbledhjen e këtij komiteti u theksua puna e mirë e ekipeve mjekësore që bënë për menaxhimin e situatës me rriqrat.

“Një menaxhim i mirë u përkushtohet punës dhe ekipeve mjekësore të cilët mbajtën ligjerata të drejtpërdrejta me nxënës të shkollave, kjo padyshim ka ndikuar në informimin edhe të familjarët e po ashtu edhe sektorët e bujqësisë dhe të emergjencave të cilët dolën në terene fushore, ku bënë spërkatjen e hapësirave publike, janë faktorë që mbrojtën njerëzit që punojnë në fusha nga pickimet e rriqrave, por në fund këshilla profesionale nga anëtarët e komitetit është se situatata me ethet hemoragjike nga rriqrat nuk është e tejkaluem tërsisht, prandaj edhe kërkohet përkujdesje nga të gjithë qytetarët tanë sidomos në këta muajt e vapës dhe punës në fushat që t’u përmbahen rregullave të mbrojtjes nga rriqrat”, thuhet në njoftim

Shpërndaje në: