Për para heqin dorë edhe nga flamuri: 50 milionë e bindin Insignen t’i thotë ‘lamtumirë’ Kombëtares dhe Napolit
Një ofertë e parefuzueshme dhe Lorenzo Insigne praktikisht i është dorëzuar joshjes së Torontos.
Në orët e fundit është perfeksionuar marrëveshja me klubin e MLS, në bazë të 9.5 milionë eurove në sezon për pesë vite dhe lamtumira e tij nga Napolin tashmë është e ‘kopsitur’.
Kapiteni napoletan do të largohet nga skuadra që e rriti, në një transferim zero në qershor, pasi nuk arriti të gjejë një marrëveshje ekonomike me Aurelio De Laurentiis: propozimi i të kaltërve ndaloi në 3.5 milionë euro në vit.
Në moshën 30-vjeçare, pas 10 vitesh me fanellën e të kaltërve, skuadra e vendlindjes së tij, Insigne ka zgjedhur një aventurë të re. MLS, larg shtëpisë, për të mos lënduar ish-tifozët e tij dhe për të fituar 50 milionë euro, një shumë e madhe parash.
Shumë për të thënë jo, pavarësisht një kampionati jo fort konkurrues dhe rrezikut për të humbur fanellën e kombëtares.
Në fillim të janarit, tashmë është parashikuar nënshkrimi dhe, më pas, gjashtë muajt e fundit me fanellën e Napolit. Një lamtumirë e gjatë dhe e dhimbshme.