Për një muaj në Kosovë u testuan 53 të dyshuar për koronavirus

Për një muaj në Kosovë u testuan 53 të dyshuar për koronavirus

Që nga 8 shkurti deri më 5 mars në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetitë Publik me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 53 mostra të dyshimta me koronavirus me ç’rast kanë rezultuar negative.

IKSHPK gjatë ditës së djeshme, ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK për një rast të dyshimtë në COVID-19.Pacienti u kontrollua nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK dhe iu morr mostra për testim laboratorik në virusin SARS-CoV-2.

“Me datë 05.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK është testuar një pacientë.në virusin SARS CoV-2 dhe ka rezultuar negative domethënë pacienti nuk është infektuar me virusin SARS CoV-2”.

“Nga data 01.02.2020 deri me 05.03.2020 nga aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 2.611 udhëtarë. Nga Aeroporti “Adem Jashari” 475 udhëtarë, Merdare 1.106, Vërmicë 726, Jarinje 173, Dheu i Bardhë 48, Hani i Elezit 48, Kullë 21, Qafë Morinë 8 dhe Bërnjak 6, udhëtarë.

“Me datë 05.03.2020, në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” ekipet mjekësore të Aeroportit bashkë me QKMF- Obiliq, Inspektoratin Sanitar të Agjensionit të Ushqimit dhe Veterinës të mbështetur nga ekipi i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës kanë kontrolluar të gjithë udhëtarët e ardhur nga Verona e Italisë, sipas protokolleve të OBSH-së dhe ECDC-së dhe te asnjeri nuk janë gjetur shenja klinike të sëmundjes”, njofton ky institut,

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Zelensky lavdëron heroizmin e ukrainasve në tre vjet luftë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se është krenar për vendin e tij, për “tre…

Sot i jepet lamtumira e fundit veteranit të UÇK-së, Gafurr Podvorica

Sot mbahet ceremonia e varrimit e Gafurr Podvorica, ish-veteran i UÇK-së dhe drejtor i Institutit…

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe mbyll vizitën në Tiranë, marrëveshjet që firmosi me Ramën

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe Mohamed bin Zayed Al Nahyan, vizitoi për herë të…

Plagosja në Klinë, një në gjendje të rëndë: Çka dihet deri më tash

Një incident ka ndodhur mbrëmë në fshatin Jashanicë të Klinës. Atje ka pasur të shtëna…

Si ndikon mishi i kuq në rrezikun e diabetit të tipit 2

Mishi i kuq ka qenë pjesë e dietave në mbarë botën që nga kohët e…

Fero u martua, vjen reagimi i Arbenites (FOTO)

Mbrëmjen e djeshme ish-reperi Fero është martuar. Ai ka kurorëzuar dashurinë me martesë, ndërsa portretin…

Vitamina D në shtatzëninë e hershme mund të jetë thelbësore për shëndetin e foshnjës

Marrja e mjaftueshme e vitaminës D në shtatzëninë e hershme mund të jetë thelbësore për…

Si do të duken modelet e ardhshme elektrike të Mercedes?

Mercedes do të unifikojë gjuhën e tij të projektimit midis veturave me motor me djegie…