Për nënat- Ushqimi i parë që duhet ta konsumoj bebi juaj
Rritja e një fëmije mund të jetë një sfiduese dhe e frikshme, sidomos për nënat që lindin fëmijën e parë.
Njëra nga shumë sfidat me të cilat ato përballen gjatë rritjes së fëmijës është të ushqyerit. Kur është koha e duhur që një fëmijë duhet të ushqehet?, cila është sasia e duhur e ushqimit? Dhe cili është ushqimi i parë që fëmija im duhet t’a konsumoj?.
Një nga super ushqimet për fëmijë është Dardha.
Dardhat jo vetëm që janë të shijshme, por janë një burim i madh i fibrave, vitaminës C dhe kaliumit. Këta ushqyes janë të rëndësishëm për një zemër të shëndetshme, sistemin imunitar të fortë dhe për sistemin tretës.
Shumë studiues rekomandojnë që dardha të jetë një nga frutat e parë që i prezantohet fëmijës, pasi janë të lehta për tu tretur. Lëkura e këtij fruti ka aromë të mirë dhe përmban më shumë se gjysmën e fibrave.
Ky ushqim mund të konsumohet si pire, pra të zieni një dardhë, eventualisht mund të shtoni edhe një mollë, dhe t’a shtypni atë që në formë të piresë.
Vitaminat që dardha përmbanë
Vitamina C – Forcon enët e gjakut
Vitamina K – Kryesore për forcimin e kockave
Vitamina B1 – Thelbësore për zhvillimin e trurit
Vitamina B2 – E rëndësishme për shëndetin e muskujve dhe kockave, gjithashtu mbron shikimin.
Mineralet
Bakri – Ndihmon në formimin e kolagjenit i cili është i rëndësishëm për kockat dhe lëkurën
Kaliumi – Ndihmon në kontrollin e tensionit
Kalciumi – I domosdoshëm për ndërtimin e kockave dhe dhëmbëve të fortë
Magnezi – Një mineral shumë i rëndësishëm për zemrën