Për lëkurë bebi, ju duhen vetëm 3 gjëra
Përmes një videoje në Tik Tok, Dr.Dylan Greeney, (ish-veteran i ushtrisë amerikane, që tani i ka fokusuar studimet e tij mjekësore tek dermatologjia) tregon se lëkurës sonë i duhen vetëm 3 produkte për të qenë e shëndetshme! Ai thotë se ka një mungesë të kërkimeve në gjetjen e diagnozës së saktë të çdo pacienti. Megjithatë, ai sugjeron 3 elementë të cilat nuk duhet të mungojnë në rutinën tonë, nëse duam një lëkurë të shkëlqyeshme.
– Vitaminë C
Vitamina C është një antioksidant, që do të thotë se mbron qelizat e e dëmtuara nga ekspozimi i rrezeve UV. Ajo ndalon prodhimin e melaninës në lëkurë, e cila ndihmon për të lehtësuar hiperpigmentimin dhe njollat kafe, që shfaqen kryesisht gjatë stinës së verës. I jep shkëlqim dhe elasiticitet lëkurës. Aplikohet çdo mëngjes përpara vendosjes së produkteve të tjera.
– Krem Retinoid
Retinoidet janë derivate të vitaminës A që zhbllokojnë poret, rrisin nivelet e kolagjenit dhe reduktojnë vijat e para të rrudhave. Njihen ndryshe si “komunikues qelizash”, pasi detyra e tyre është të “flasin” me qelizat e lëkurës dhe të inkurajojnë qelizat më të shëndetshme dhe më të reja të shkojnë drejt sipërfaqes së lëkurës. Përdoret vetëm në mbrëmje. Nuk mund ta përdorni nëse jeni shtatzënë.
– Krem SPF
Mjeku sugjeron Spf me faktor 30-50. Këto kremra kundër rrezeve të diellit mund të jenë në formën e një locioni të plotë, të lëngshëm, shkumë ose spray. Produki absorbon disa rrezatime ultravjollcë të diellit dhe kështu ndihmon në mbrojtjen nga djegia e diellit. Përdorimi i rregullt i spf-së përgjatë gjithë vitit, ndihmon edhe në parandalimin e rrudhave. Aktualisht, Dr.Dylan po studion mënyrat e preferuara të mbrojtjes nga dielli tek pacientët me qëllim të rritjes së përputhshmërisë së produkteve në treg me ato që kërkojnë pacientët.