Për ju që sapo keni lindur me prerje cezariane, kjo është arsyeja përse ju dhemb plaga me ndryshimin e motit

Për ju që sapo keni lindur me prerje cezariane, kjo është arsyeja përse ju dhemb plaga me ndryshimin e motit

Shenja që ngelet pas lindjes me operacion mund të shkaktojë probleme tek nëna edhe pas një kohe.

Ajo është një shenjë që i kujton emocionet e një momenti të bukur, momentin që ka sjellë në jetë fëmijën e saj por nuk janë të pakta nënat që ankohen edhe për dhimbje kur temperaturat fillojnë të ulen, apo ndryshon moti brenda një kohe të shkurtër.

Përse shfaqen këto dhimbje tek plaga? 

Edhe pse duket si e pamundur, ekspertët kanë provuar se kjo gjë është e vërtetë dhe ndodhë pasi trupi ynë i përgjigjet uljes së temperaturave duke shkaktuar një pickim tek shenja e operacionit të lindjes dhe operacioneve të tjerë në përgjithësi.

Kjo ndodh pasi lëkura në atë zonë ësht tepër delikate ndaj të ftohtit dhe rritjes së përqëndrimit të lagështirës. Njësoj si edhe frakturat, plaga e operacionit konsiderohet si një lloj traume për organizmin, dhe kjo është një pasojë.

Në lidhje me perceptimin e dhimbjes tek plaga në rast të përkeqësimit të motit është folur që në kohën e Hipokratit, ndërsa studiuesit ende janë duke punuar për të gjetur një shkak edhe më objektiv në lidhje me këtë.

Gjithashtu mund të themi se ka disa persona që janë tepër të ndjeshëm ndaj ndryshimit të kohës dhe trupi i tyre përgjigjet duke krijuar dhimbje në zona të ndryshme të trupit duke përfshirë edhe shenjën e operacionit.

Shpërndaje në: