Për ju që nuk e patë golin e Mërgim Berishës kundër Bayernit, mund ta shikoni këtu
Skuadra e Augsburgut ka shënuar fitore ndaj Bayernit në kuadër të xhiros së shtatë në Bundesligë.
Golin e fitores për Augsburgun e realizoi sulmuesi shqiptar, Mërgim Berisha në minutën e 59’të të takimit, shkruan Periskopi.
Goli i tij rezultoi të jetë i fitores në fund të ndeshjes.
Gjithashtu, Berisha u zgjedh edhe njeriu i ndeshjes në këtë përballje.
Më poshtë mund ta shikoni golin e bukur të Berishës.