Për hir të privatësisë, nëse ke iPhone, duhet t’i bësh ‘update’ urgjentisht!

Për hir të privatësisë, nëse ke iPhone, duhet t’i bësh ‘update’ urgjentisht!

Apple po u kërkon përdoruesve të iPhone dhe iPad të azhornojnë menjëherë sistemet e tyre operative (iOS) për të rregulluar gabimet e sigurisë që mund të jenë shfrytëzuar tashmë nga hakerat.

Kompania tha se tre defekte të sigurisë “mund të jenë shfrytëzuar në mënyrë aktive”.

Ajo nuk zbuloi shumë specifika në lidhje me defektet, duke vënë në dukje se “Apple nuk zbulon, diskuton ose konfirmon çështje sigurie derisa të ketë ndodhur një hetim”.

Problemi është një lidhje në një zinxhir shfrytëzimi, që do të thotë se një hakeri do t’i duhej të shfrytëzonte ose të përfitonte nga “gabimet” në iPhone që hakimi (hacking) të ishte plotësisht i ekzekutueshëm.

Kompania nuk pranoi të komentonte më tej për ndonjë sulm kibernetik.

“Një “sulmues në distancë” mund të jetë në gjendje të shkaktojë ekzekutim arbitrar të kodit”, thanë zëdhënësit në shënimet e përshkrimit.

Apple krenohet me sigurinë e pajisjes, por nuk është imune ndaj shfrytëzimeve.

Vitin e kaluar, studiuesit e Google gjetën disa faqe në internet me kod që lejonin hakerat të infiltronin në heshtje në iPhone.

Ndërkohë, një defekt në kodin e iOS13 ekspozoi detajet e kontaktit të ruajtura në iPhone pa kërkuar një kod kalimi ose identifikim biometrik – një e metë që kompania nuk e adresoi publikisht, disa muaj pas raportimit për herë të parë.

Burimi: CNN

Shpërndaje në: