Për herë të parë pas dorëheqjes nga Vetëvendosje, Shpend Ahmeti flet në intervistë për Periskopin

Periskopi.com Lajme

Për herë të parë pas dorëheqjes nga Vetëvendosje, sot duke filluar nga ora 19:00, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti flet për Periskopin në një intervistë ekskluzive.

Në intervistën që do të transmetohet drejtpërdrejt në faqen e Facebook-ut të Periskopit, Ahmeti do të flasë për vendimin e tij për t’u dorëhequr nga Vetëvendosje dhe për të nisur një rrugë të re politike në krye të Partisë Socialdemokrate.

Ndër tjera Ahmeti do të flasë edhe për detyrën e re si kryetar i PSD-së, për projektet si kryetar i Prishtinës, si dhe për situatën politike në Kosovë.

Ndiqeni intervistën nga ora 19:00 në faqen e Facebook-ut.