Për herë të parë në histori shiten më shumë automobila elektrik se dizell

Për herë të parë në histori shiten më shumë automobila elektrik se dizell

Në dhjetor të vitit 2021 pjesëmarrja e shitjes së automobilave 100% elektrik në Evropë  (pra, pa i përfshirë këtu hibridet plug-in) arriti në 21 përqind, që nënkupton tejkalimin e pjesëmarrjes së shitjes së veturave me motora dizell, gjë që po ndodhë për herë të parë në historinë e industrisë së automobilave, njofton Automotive News Europe.

Përderisa shitja e dizellashave ka rënë për 26%, krahasuar me vitin paraprak,  është regjistruar një rritje e përnjëherëshme e automobilave të regjistruar elektrik, nga 9.1 përind, sa ishte niveli i vitit 2020.

Shitja e automobilave elektrik po rritet, para së gjithash, falë nxitjes nga ana e shumë shteteve evropiane, por edhe për shkak të përmirësimit të infastrukturës së mbushësve, sqaron tutje portali.

Shpërndaje në: