Për herë të parë në histori: E – automobili shitet në 400,000 kopje

Për herë të parë në histori: E – automobili shitet në 400,000 kopje

Kompania japoneze Nissan njoftoi se modeli i saj “Leaf” u bë makina e parë elektrike në histori që shitet në 400,000 kopje.

Modeli u shfaq në treg tetë vjet më parë, më saktësisht në dhjetor 2010 dhe sot është modeli më i shitur elektrike në botë.

Deri në dhjetor të vitit 2015, shitja e këtij modeli tejkaloi shifrën prej 200,000 automjeteve, që do të thotë që Nissan shiti një shtesë prej 200,000 njësive në tre vjetët e ardhshëm.

Kompania japoneze prodhon veturën në tre kontinente – në Japoni, Britani dhe SHBA, dhe modeli “Leaf” është në dispozicion në më shumë se 50 tregje në mbarë botën.

 

 

Shpërndaje në: