Për herë të parë kompania nga Kosova organizon festë në Düsseldorf, me 500 të ftuar nga e gjithë bota!

Për herë të parë kompania nga Kosova organizon festë në Düsseldorf, me 500 të ftuar nga e gjithë bota!

 

Në një ngjarje që ka tërhequr vëmendjen e industrisë dhe komunitetit ndërkombëtar të biznesit, një kompani kosovare organizoi një festë të madhe në qytetin e njohur gjerman të Düsseldorf-it. Më shumë se 500 të ftuar nga e gjithë Europa u mblodhën për të festuar në këtë ngjarje prestigjioze, e cila u realizua nën emrin e kompanisë më të madhe të xhamit në botë, AGC se bashku me Gitor Shpk.

Festa u mbajt në hotelin e njohur Tulip Inn, që ndodhet brenda stadiumit të klubit të famshëm të futbollit, Fortuna Düsseldorf. Vendndodhja unike e hotelit, që ofron një pamje të veçantë të stadiumit, u shndërrua në një skenë magjepsëse për këtë ngjarje të veçantë, duke ofruar një përvojë të jashtëzakonshme për të gjithë të ftuarit.

Organizimi i kësaj feste madhështore erdhi si pasojë e Panairit më të madh të Xhamit në Düsseldorf, një ngjarje e njohur botërisht në industrinë e xhamit. Për herë të parë, AGC nuk mori pjesë brenda hapësirës së panairit tradicional, por zgjodhi të bejë këtë festë ekskluzive së bashku me biznesmenin Bledian Ramadani, duke ofruar një përvojë të veçantë për të gjithë të ftuarit e rëndësishëm nga bota e biznesit.

Mes të ftuarve ishin disa nga emrat më të njohur në biznesin ndërkombëtar, si Kingdom Holding, Emaar, Bin Ladeen. Ngjarja gjithashtu tërhoqi vëmendjen e kompanive të ndërtimit prestigjioze nga Europa, përfshirë Skanska, Strabag, Tarmac dhe Keller. Prezenca e këtyre kompanive dëshmon ndikimin dhe rëndësinë që kishte kjo festë në industrinë e ndërtimit dhe tregtisë ndërkombëtare.

Në ngjarje morën pjesë edhe përfaqësues të qeverive nga Çekia dhe nga Bashkimi Europian, duke i dhënë një dimension diplomatik dhe ndërkombëtar këtij eventi.

Përzgjedhja për të organizuar një ngjarje kaq të rëndësishme jashtë strukturës së panairit tradicional nën emrin e AGC-së, me përfshirjen e Ramadanit, dëshmon lidhjet e ngushta që ky i fundit ka krijuar me kompaninë gjigante ndërkombëtare të xhamit.

Atmosfera luksoze dhe organizimi i përkryer treguan se si një kompani nga Kosova, përmes përkushtimit, mund të organizojë ngjarje të një niveli të tillë ndërkombëtar.

Shpërndaje në: