Për herë të parë, Ilda Bejleri zbulon arsyen e shkëputjes nga televizioni
Prej disa muajsh moderatorja Ilda Bejleri është shkëputur nga ekrani, për arsye që deri më sot nuk ishin të ditura. Këtë të enjte ajo ishte e ftuar në emisionin “Edicioni Veror 2020” në “Abc News” dhe ka folur rreth largimit të saj të papritur.
Ilda ka zbuluar se ka preferuar të shijojë momentet me familjen dhe miqtë e saj, megjithatë ka ndërmend të rikthehet së shpejti. Ajo tha se gjithçka do të jetë një surprizë e bukur. Përsa i përket largimit nga “Procesi Sportiv”, Ilda u shpreh se ishte mësuar të prezantonte e vetme dhe ndihej e lodhur nga klishetë.
“Oferta ka, por megjithatë dua që t’ja lë kohës dhe ta them atëherë kur të jetë momenti. Për momentin dua të shijoj gjërat e bukura, me familjen, shoqërinë dhe miqtë. Do të jetë surprizë, por ju premtoj që do të jetë surprizë e bukur.
Eksperienca ime tek Procesi Sportiv ka qenë diçka shumë e bukur, por isha mësuar që të prezantoja vetëm. Mendoj që ndoshta jemi lodhur pak nga klishetë, pra edhe sporti ka nevojë për njerëz që thonë të vërtetën, për një analizë reale”, tha moderatorja.