Për flokë të shëndetshëm, këto janë ushqimet që duhet të konsumoni
Ekziston një kategori ushqimesh të cilat duhet t’i përdorni vazhdimisht, pasi ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin e flokëve.
Po i marrim me radhë dhe po ashtu do ju japim edhe shpjegimin përkatës.
1.Vezë
Vezët janë të parat në listë për flokë të shëndetshëm sepse ato përmbajnë shumë proteina dhe biotinë, por edhe shumë lëndë të tjera ushqyese si zinku dhe seleniumi.
2.Frutat e pyllit
Frutat e pyllit janë fantastike për dietën tuaj, ndërsa antioksidantët ndihmojnë mbrojtjen e flokëve nga dëmtimet.
3.Spinaqi
Spinaqi është një burim fantastik i vlerave ushqyese si Folati, hekuri, vitamina A dhe C. Secila nga këto ka një rol në rritjen e shëndetshme të flokëve.
4.Peshqit e yndyrshëm
Peshqit e yndyrshëm si Salmoni, Skumbri, etj, rrisin flokët për shkak të përqëndrimit të lartë të Omega
5.Patatet e ëmbla
Patatet e ëmbla përmbajnë beta karoten, i cili në trup konvertohet si vitaminë A, e cila ndihmon në prodhimin e sebumit. Sebumi ndihmon në mbrojtjen e lagështisë së flokëve.
6.Avokado
Avokadoja përmban yndyrna të mira dhe vitaminë E, kjo vitamin është fantastike për neutralizimin e radikaleve të lira dhe ndikojnë në rritjen e flokëve.
7.Midhjet
Midhjet përmbajnë zink, i cili ndikon në rritjen e flokëve.
8.Karkalecat
Karkalecat janë shumë të rëndësishme për shëndetin e flokëve sepse përmbajnë proteina, vitaminë B, zink, hekur dhe vitaminë D, të cilat forcojnë rrënjën.
9.Fasulet
Fasulet janë një burim i shkëlqyer proteinash, hekuri, biotine, zinku dhe folati, të cilat janë esenciale për rritjen e flokëve.