Për Ferrarin s’ka krizë – punëtorëve ua ndan nga 12,000 euro bonus
Me 11,155 vetura të shitura vitin e kaluar Ferrari ka shënuar një rritje prej 22.3 përqind, krahasuar me vitin 2020, si dhe një rritje prej 10.1 përqind krahasuar me vitin 2019.
Kjo rritje sigurisht se i ka kënaqur pronarët e prodhuesit italian të veturave, kështu që këta të fundit kanë vendosur që punonjësve t’ua paguajnë deri në 12,000 euro bonus vjetor për performancë.
Rezultatet financiare të Ferrarit për vitin 2021 tregojnë një fitim prej 4,271 miliardë eurove, që paraqet një rritje prej 23,4 përqind krahasuar me vitin 2020, dhe 13,4 përqind krahasuar me vitin 2019 – pra para shpërthimit të pandemisë së koronavirusit.
Fitimi (para taksave të paguara dhe pas zhvlerësimit) doli 1.531 miliardë euro, ose 34 përqind më shumë se në vitin 2020, apo 20.6 përqind më shumë se në vitin 2019.
Edhe fitimi neto ka shkuar në 833 milionë euro, që paraqet një rritje domethënëse prej 56 përqind krahasuar me vitin 2020.
Të gjitha këto rezultate pozitive financiare dolën si rezultat i rritjes së shitjeve.
Vitin e kaluar, Ferrari arrti të dorëzoi gjithsej 11,155 automjete, ose 2,036 më shumë sesa në vitin 2020.