Për ditëlindjen e 33-të të Matas rikujtojmë ndaljen magjike të topit që ‘piku nga qielli’

Për ditëlindjen e 33-të të Matas rikujtojmë ndaljen magjike të topit që ‘piku nga qielli’

Urime ditëlindja e 33-të e magjistarit të futbollit – Juan Mata.

Spanjolli i lavdishëm ka sjellur zbavitje te fansat e futbollit për më shumë se një dekadë duke luajtur për skuadra si Valencia, Chelsea dhe Manchester United, transmeton Periskopi.

Jo vetëm që ai ishte kënaqësi absolute të shikohej në ditën më të mirë të tij, por ai gjithashtu është një prej futbollistëve më modest në sport.

Vec kësaj, ai ishte jashtëzakonisht i talentuar në fushën e lojës.

Dhe, në ditëlindjen e tij të 33-të, ne ju sjellim një klip që përmbledhë magjinë e Matas.

Në një ndeshje të Man Unitedit në ‘Old Trafford’, topi u godit fuqishëm lart nga një fans i Unitedit, me Matan që e ndali me saktësi të frikshme nën presionin e kundërshtarit.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: