Vlora Çitaku për Qeverinë Kurti: Qytetarët e Republikës së Kosovës janë lodhur nga frazat e kota

Vlora Çitaku për Qeverinë Kurti: Qytetarët e Republikës së Kosovës janë lodhur nga frazat e kota

Kandidatja e Partisë Demokratike të Kosovës për deputete, Vlora Çitaku në një intervistë zgjedhore në Periskopi ka folur për fushatën e partisë dhe kërkesa e qytetarëve përgjatë këtyre javëve të fushatës.

Çitaku ka thënë se qytetarët janë të lodhur nga kjo Qeveri, dhe se po kërkojnë program që ndikon në përmirësimin e jetesës së tyre.

Ajo tutje kritikon qeverinë e fundit të Kurtit, e cila thotë se për katër vite asnjë projekt as s’ka nisur e as s’ka përfunduar.

“Ajo cka kemi ndjerë, është qytetarët e Republikës së Kosovës është lodhur nga frazat e kota, është ngopur me polarizim, është ngopur me gjuhë të urrejtjes, dhe kërkon një ofertë përmes së cilës i përmirësohet kualiteti i jetës, dhe përmes së cilës i riu dhe e reja, prindërit, e pensionieri mund të realizojë potencialin e vet në Kosovë pa pasur nevojë që ta shtrijë dorën.

Katër vjet në qeverisje, me një shumicë absolute, pas një lloj barriere as edhe një projekt i vetëm, i filluar dhe i mbaruar, dhe në fund të këtij katër vjecari, nomenklatura e sotme e qeverisë del para qytetarëve të Kosovës jo me një balanc për punët e kryera apo të nisura, apo të papërfunduara, jo me një ofertë programore, por del me një kërkesë, i dua kaq vota…”, u shpreh Çitaku.

Shpërndaje në: