Për 20 vjet rresht, modelet e Victoria’s Secret u bënë më të holla e më të holla
Përgjatë 20 viteve modelet e Victoria Secret vazhduan të bëhen më të holla e më të holla.
Sipas një studimi beli i modeleve të Victoria Secret ka vazhduar të bëhet më i imët. Beli i modeleve u zbrit rreth një inç përgjatë viteve, nga një mesatare prej 24.7 inç në 1995 në rreth 23.6 në vitin 2018, zbuluan studiuesit nga Shkolla e Mjekësisë në Universitetin e Bostonit.
“Të heqësh një inç nga beli – kjo është shumë e vështirë për t’u bërë,” tha Dr. Neelam Vashi, autor kryesor i studimit.”
Disa blerëse që dilnin nga dyqani i Victoria Secret’s pranë Sheshit Herald thanë qe gjithcka u bie shumë e vogël.
“Kam vetëm një pale sytjena sepse shumica e gjërave nuk u përshtaten grave si ne,” tha 37 vjeçarja Amy De La Cruz për veten dhe vajzat e saj, përcjell Periskopi nga BBC.
Një grua 47-vjeçare tha: “Unë kryesisht shkoj për buzëkuq dhe parfume sepse e di se nuk ka asgjë që më përshtatet atje.”
Siç vuri në dukje studimi, ndërsa modelet e Victoria’s Secret e ben belin kërkesa për procedura kirurgjikale u rrit në mesin e amerikanëve, duke treguar kështu një dëshirë të mundshme për të arritur belin ideal thuhet në studim.
Por studentja 28-vjeçare e Kolegjit York, Elizabeth Rogers, e cila po bënte blerje në Victoria’s Secret në Midtoën tha se nuk idealizon modelet e markës VS. “Unë nuk do të dua të jem si ato modele sepse ju lexoni për të gjitha ato çrregullime të ngrënies që këto gra kalojnë vetëm për të qëndruar në formë dhe është e trishtueshme,”