Pep Guardiola ishte afër largimit nga skuadra e Manchester City

Pep Guardiola ishte afër largimit nga skuadra e Manchester City

Pep Guardiola ka zbuluar se ishte afër largimit nga Manchester City në vitin 2020.

Klubi anglez ishte akuzuar për thyerjen e rregullave të Fair-Playit Financiar dhe UEFA kishte vendosur për përjashtimin e klubit nga garat evropiane.

Megjithatë, vendimi ishte anuluar pastaj dhe spanjolli vazhdon të jetë edhe sot në krye të “Qytetarëve”.

Guardiola ka treguar se çfarë kishte biseduar me krerët e klubit të Man Cityt.

“Unë u thashë atyre ‘nëse më gënjeni, të nesërmen nuk do të jem këtu, do të largohem dhe ju nuk do të jeni më miqtë e mi’, por unë i besoj 100% nga dita e parë”, tha ish-trajneri i Barcelonës e Bayern Munichit.

“Kur vendosim diçka (një sponsor) në fanellë, njerëzit thonë se është e paguar më tepër. Ata thonë se paratë kanë ardhur nga shteti dhe vende të tjera, por paratë janë të sakta”, ka deklaruar Guardiola.

52-vjeçari është trajner i Manchester Cityt që nga viti 2016. Kontrata e tij skadon më 30 qershor 2023.

Shpërndaje në: