Pensionohet moderatorja RTK-së, Fadile Kryeziu
Është pensionuar moderatorja e RTK-së, Fadile Kryeziu.
Këtë e ka bërë të ditur, djali i saj, Taulant Kryeziu.
Ai ka thënë se mbrëmë ishte edicioni i fundit i lajmeve qendrore në RTK për nënën e tij, Fadile Kryeziun.
“Ky ishte edicioni i fundit i lajmeve qendrore të natës pas 45 viteve në RTP/RTK. Nanë je krenari e familjes tonë, mburremi me ty dhe të kemi udhërrëfyes të jetës. Dashuria, kujdesi, korrektësia dhe integriteti mbetën personifikim i figurës tënde. Të duam sa nuk thuhet Të paqim për jetë”, ka shkruar Taulant Kryeziu.