Pensionohet Fatmire Bajrami-Alushi

Alushi e njohur si Lira i ka dhënë fund karrierës si futbolliste, ku përmes një postimi në rrjetet sociale ka treguar arsyet e saj për largimin nga ky sport.
Lira që ka luajtur për kombëtaren e Gjermanisë, gjatë karrierës së saj ka qenë pjesë edhe disa klube evropiane si: Duisburg, Turbine Potsdam, Frankfurt dhe së fundmi Paris Saint Germain.
“Miq të dashur. Pas një mendimi të gjatë dhe të kujdesshëm,unë kam vendosur të përfundoj karrierën e futbollit. Ky vendim është shumë i vështirë për mua, sepse me gjithë qejf kam dashur të luaj prapë futboll në një klub atraktiv. Për fat të keq nuk ishte e mundur ta gjejmë një qytet ku unë dhe burri im Enisi ishim në gjendje të realizojmë planet tona private dhe sportive. Prandaj kam vendosur të vazhdoj të jap gjithë fuqinë dhe kohën për familjen time”, ka shkruar ajo duke falënderuar të gjithë për përkrahjen.
28-vjeçarja është e martuar me futbollistin e përfaqësueses së Kosovës, Enis Alushi.