Pensionimi nga futbolli, këto ishin fjalët e Agueros

Pensionimi nga futbolli, këto ishin fjalët e Agueros

Sulmuesi i Barcelonës dhe golashënuesi më i mirë në histori të Manchester Cityt Sergio Aguero njoftoi sot pensionimin nga futbolli aktiv.

Problemet shëndetësore, respektivisht rrahjet e çrregullta të zemrës ia pamundësuan yllit argjentinas që të vazhdojë futbollin.

Në një konferencë për media sot, Aguero i kapluar nga lotët e konfirmoi që do t’i var këpucët për shkak të këshillave nga mjekët, pas problemeve shëndetësore me zemër.

“Shëndeti im është parësorë. Stafi mjekësorë me ka thënë që është më mirë që ta lë futbollin, kështu që tani jam duke u larguar nga Barcelona dhe po pensionohem nga futbolli”, tha Aguero.

“Tani do të largohem me kokën lartë, jam i lumtur. Nuk e di se çfarë më pret tani në jetën e ardhshme. E di që ka shumë njerëz që më adhurojnë, dhe e dëshirojnë vetëm më të mirën për mua”, shtoi sulmuesi argjentinas.

Në karrierën e tij si futbollist, Sergio Aguero ka arritur të bëjë 786 paraqitje për skuadrat si Atletico Madrid, Manchester City e Barcelona, duke regjistruar 426 gola dhe 118 asistime mbi emrin e tij.

Shpërndaje në: