Pengoni rënien e flokëve: Shtoni këta tre përbërës në shampon

Pengoni rënien e flokëve: Shtoni këta tre përbërës në shampon

Vëreni që flokët po u bien gjatë larjes?

Për të penguar rënien e flokëve gjatë larjes me shampon, nuk ju nevojitet ndonjë produkt i posaçëm, por vetëm tre përbërës natyralë, të cilët do t’i shtoni në shampon e zakonshëm.

Përbërësit:

• Shamponi me pH neutrale,
• 10 pika vaj esencial rozmarine – janë të dobishme për stimulimin e qarkullimit të gjakut në kokë dhe për forcimin e folikulave,
• 10 pika vaj limoni – kanë veti të pabesueshme antiseptike dhe freskuese,
• 2 kapsula vitaminë E – përbërësi më i rëndësishëm i cili pengon humbjen e flokëve.

Procedura:

1. 10 pika vaj esencial rozmarine dhe limoni dhe vitamina E nga dy kapsula shtoni në shampon.

2. Tundni mirë shishen e shamponit në mënyrë që t’i bashkoni të gjithë përbërësit.

3. E gjitha është kjo, shamponi juaj kundër rënies së flokëve është i gatshëm!

Përgatitja:

Shamponin më së mirë është ta përdorni për çdo larje ose së paku çdo të dytën larje. Qiteni në flokë të lagura dhe bëni masazh majës së kokës 10 minuta.

Pastaj lëreni shamponin të qëndrojë edhe 10 minuta. Lani flokët me ujë të ngrohtë (jo me ujë të nxehtë).

Përparësitë:

Shamponi i këtillë përmban elemente të cilat janë të dobishme për nxitje të qarkullimit të gjakut në kokë dhe për rigjenerim të folikulave të dëmtuara.

Shumë shpejt do t’i vëreni rezultatet pozitive, sepse flokët e reja do të fillojnë t’ju dalin për një kohë të shkurtër.

Shpërndaje në: