Penalltia që e nxori Rrahmani ia fiton Napolit ndeshjen kundër Juventusit
Napoli ka arritur ta mposht Juventusin në ndeshjen e javës së 22-të në Serie A, të shtunën mbrëma.
Napolitanët, të cilët luajtën si nikoqirë, triumfuan 1-0 falë një goli nga Lorenzo Insigne në minutën e 31-të nga penalltia, shkruan Periskopi.
11-metërshi u nxor nga qendërmbrojtësi kosovar, Amir Rrahmani, i cili u godit në zonë nga Giorgio Chiellini derisa të dy po luftonin për një top në ajër.
Përkundër tentativave të vazhdueshme të Juves, gola të tjerë më nuk pati dhe, me këtë fitore, Napoli ngjitet në kuotën e 40 pikëve në vendin e katërt, ndërsa ‘Zonja e Vjetër’ nga Torino është një pozitë më lart në vendin e tretë me 42 pikë. /Periskopi.com/