Penalltia më e mirë e ekzekutuar ndonjëherë? Kili – Brazil: Aranguiz e lë pa gjasa portierin

Penalltia më e mirë e ekzekutuar ndonjëherë? Kili – Brazil: Aranguiz e lë pa gjasa portierin

Kur mendoni për ekzekutuesin më të mirë të penalltive, të të gjitha kohërave, për cilin lojtar mendoni?

Matt Le Tissier? Steven Gerrard? Alessandro Del Piero? Mario Balotelli?

Është e çuditshme se si shumë pak njerëz mendojnë për Charles Aranguiz kur flitet për ekzekutuesin më të mirë të penalltive. Aranguiz ishte kapiteni i Bayer Leverkusen dhe përfaqësuesi i Kilit.

Ndoshta kjo ndodh sepse Aranguiz mori përsipër vetëm dy herë penalltinë për klubin e tij, dhe pati rekord 50%.

Gjithsesi, ai shënoi një nga penalltitë më të bukura në histori të futbollit, në ndeshjen e Kilit kundër Brazilit, në Kupën e Botës 2014.

Ishte ndeshja e vlefshme për fazën 1/16, kur Brazili dhe Kili shkuan në penallti, ku Pinilla e Sanchez gabonin nga penalltia, për t’u eliminuar kështu Kili nga Kupa e Botës.

Ajo që do të mbahet mend është penalltia e Aranguiz, i cili qëlloi në këndin e epërm të Julio Cesar, duke e lënë pa shpresa portierin.

Më poshtë mund ta shihni videon e asaj që konsiderohet në mesin e penalltive më mirë të ekzekutuara në histori të futbollit. /Periskopi/

Shpërndaje në: