Pena e mprehtë e frymëzimeve të thella
Dritëro Agolli është një personalitet shumë i veçantë në letërsinë shqiptare, një shkrimtar me një opus shumë të gjerë, një prozator me energji të pashterrshme rrëfimi, një penë e mprehtë humori e ironie, por mbi të gjitha poet i frymëzimeve të thella e të fuqishme dhe i gjuhës së mprehtë e të një drejtpërdrejtshmërie të pazakontë, shkruan Basri Çapriqi në Shtojcën për Kulturë të Kohës Ditore.
Brenda asaj drejtpërdrejtshmërie, e cila në shikim të parë nuk prodhon shumë kuptime të dyta, por denoton përmbajtje reale, gjenerojnë simbole të çuditshme të cilave nuk është lehtë t’u gjesh fillin.
Kur ishte i vogël ky njeri kishte dy dëshira të mëdha të realizonte në jetë. E para, kur të rritej, të kishte një nuse të bukur si fqinji dhe e dyta, të lëronte tokën. Për të parën bëri shumë. E kërkoi nga Leningradi në Shkodër e në Stamboll.