Pele është më mirë, del nga spitali i Sao Paulos ku po kurohej për tumor

Pele është më mirë, del nga spitali i Sao Paulos ku po kurohej për tumor

Legjenda braziliane Pele është liruar nga spitali pas trajtimit për tumor.

Tre herë fituesi i Kupës së Botës me Brazilin u shtrua në spitalin e Sao Paulos pasi nuk ndihej mirë me shëndet dhe mjekë më pas diktuan se Pele vuan nga tumori, shkruan Periskopi.

Tetë ditë pasi u shtrua, mjekët zbuluan një infeksion urinar, i cili zgjati qëndrimin e tij e tij në spital.

Megjithatë, mjekët tani thonë se Pele tani është në “gjendje klinike të qëndrueshme”.

Kujtojmë se Pele iu nënshtrua operacionit të prostatës në vitin 2015, pasi u shtrua në spital për herë të dytë në gjashtë muaj, dhe u kthye përsëri për një infeksion urinar në vitin 2019.

Gjithashtu ai përsëri u rikthye në dhjetor për trajtimin e tumorit, por u lirua pak para Krishtlindjeve .

Golashënuesi më i mirë i të gjithakohërave me 77 gola në 92 ndeshje, ish-sulmuesi është një nga vetëm katër lojtarët që ka shënuar në katër turne të Kupës së Botës.

Shpërndaje në: