Pele e thotë hapur: E admiroj Ronaldon
Legjenda braziliane, Pele ka pranuar se ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo i theu rekordin për më së shumti gola zyrtarë në histori të futbollit.
Me het-trikun ndaj Cagliarit, portugezi arriti në kuotën e 770 golave si profesionist.
Së fundmi, Pele ka uruar gjashtë herë fituesin e Topit të Artë, duke theksuar se pendimi i vetëm është që nuk mundi ta përqafojë.
“Cristiano, jeta është udhëtim i vetëm. Secili e bën udhëtimin e vetë. Dhe çfarë udhëtimi të bukur je duke pasur. Të admiroj shumë, e pëlqej kur të shikojë dhe nuk është sekret”.
“Urime për thyerjen e rekordit tim për më së shumti gola në ndeshje zyrtare. Pëndimi im i vetëm është që nuk arrita të të përqafojë sonte. Por, e kam këtë foto në nder tendin, si simbol i miqësisë që kemi pasur për shumë vite”, shkroi ai.
View this post on Instagram