Peja triumfon kundër Vllaznisë, kalon në gjysmëfinale të Ligës Unike

Peja triumfon kundër Vllaznisë, kalon në gjysmëfinale të Ligës Unike

kuadra e Pejës është  gjysmëfinalistja e dytë e Ligës Unike që po organizohet mes ekipeve të Kosovës dhe Shqipërisë.

Pejanët në ndeshjen çerekfinale të zhvilluar në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, e mposhtën skuadrën e Vllaznisë nga Shkodra me rezultat të thellë 73-90.

Vllaznia në këtë ndeshje u paraqit me 5 lojtarë të huaj, ndryshe nga Peja që kishte 3 të huaj në përbërjen e saj, por megjithatë as kjo nuk i mjaftoi shkodranëve që të arrijnë deri tek fitorja.

Ndeshja ishte me rivalitet të barabartë vetëm në çerekut të parë, të cilën Vllaznia e mbylli me një pikë epërsi, 17-16, ndërsa më pas kontrolli i lojës kaloi tek pejanët, të cilët e thelluan graudalisht rezultatin për të qenë të qetë në fund të ndeshjes.

Me këtë fitore Peja kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës Unike, ku do të takohet me skuadrën e Rahovecit, e cila u kualifikua pa zhvilluar lojë.

Ndeshjet gjysmëfinale të Ligës Unike luhen më 13 prill në Durrës, ndërsa një ditë më pas në të njëjtin qytet do të luhet edhe finalja dhe ndeshja për vendin e tretë.

Shpërndaje në: