Pedri shpallet “Djaloshi i Artë”
Pedri Gonzalez e ka fituar çmimin ‘Golden Boy’ 2021.
Lojtari i Barcelonës, Pedri, është shpallur lojtari më i mirë evropian nën moshën 21 vjeçare, përcjell Periskopi.
Ky çmim është ndarë nga prestigjiozja italiane, Tuttosport, dhe do të pranohet më 13 dhjetor në Torino.
Pedri ka fituar plot 318 vota në këtë garë, duke lënë prapa Bellingham të Anglisë (Dortmundit) me 119.
Pedri është lojtari i parë i Barcelonës, që prej Leo Messit, që e fiton këtë çmim. /Periskopi/