Pedri dhe Ansu Fati prioritete për Barcelonën – përgatiten kontratat e reja
Në gjithë krizën ekonomike që e ka kapluar, skuadra e Barcelonës nuk mund të mendojë më për transferime të reja.
Barcelona është fokusuar për të blinduar yjet në rritje të skuadrës, përfshirë emra si Pedri Gonzalez e Ansu Fati.
Sipas raportimeve të fundit, Barca po përgatit ofertat për kontrata të reja për dyshen e re, transmeton Periskopi.
Kontratat e Pedri dhe Fati skadojnë në vitin 2022 dhe prioritet i ‘Blaugranave’ është rinovimi i këtyre kontratave.
Në këtë drejtim krerët e Barcelonës do të punojnë pas mbylljes së merkatos. /Periskopi/