Pedri bën historinë me Spanjën pas startit të sotëm kundër Suedisë
Talenti i Barcelonës, Pedri është bërë lojtari më i ri që përfaqëson Spanjën në një Kampionat Evropian, duke mposhtur rekordin e Miguel Tendillo që nga viti 1980.
Pedri është vetëm 18 vite, gjashtë muaj dhe 18 ditë kur u zgjodh në formacionin bazë kundër Suedisë, afërsisht rreth një vit më i ri se ish ylli i Valencias dhe Real Madridit.
Top pesë spanjollët më të rinj kompletohen nga Fernando Torres, Cesc Fabregas dhe Gerard Lopez.
Ndërkohë, Pedri gjithashtu u bë lojtari i dytë më i ri që bën 50 paraqitje Barcelonën dhe para tij është vetëm Bojan Krkic.
??? @Pedri making history! ?#EURO2020https://t.co/04igkh98fi
— FC Barcelona (@FCBarcelona) June 14, 2021