Pedri barazon rekordin e Bruno Fernandes – shifra marramendëse të 18 vjeçarit

Pedri barazon rekordin e Bruno Fernandes – shifra marramendëse të 18 vjeçarit

Në gjysmëfinalen e Lojërave Olimpike Tokio 2020, Pedri ka vendosur një rekord sezonal.

Lojtari i Barcelonës dhe kombëtares së Spanjës, Pedri, ka barazuar (dhe tashmë mbanë rekordin bashkë me Brunon, së paku përkohësisht) portugezin duke luajtur në 72 ndeshje këtë sezon, përcjell Periskopi.

Mesfushori startoi kundër Japonisë, në ndeshjen ku Spanja kërkon biletën për finale, atje ku pret Brazili.

Është vetëm 18 vjeçar, por Pedri nuk do ta harrojë kurrë sezonin debutues si lojtar i Barcelonës, ku luajti 37 ndeshje në La Liga, gjashtë në Copa Del Rey, dy në Superkupë, dhe shtatë në Ligën e Kampionëve.

Po ashtu, ai luajti 20 ndeshje me Spanjën, të ndara në U21, Euro 2020 dhe Lojëra Olimpike.

Pedri po fiton eksperiencë të jashtëzakonshme nën urdhrat e Luis Enrique dhe Ronald Koeman dhe pritet të jetë pikë kyçe e mesfushës së Barcelonës në sezonin që po afron. /Periskopi/

Shpërndaje në: