Pecit i humb “rruga në oborr”: Iu bën kallzim penal zyrtarëve të LDK-së veç pse folën për skandalin e granteve
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të LDK’së, Lumir Abdixhkut dhe kryetarit të Forumit Rinor të kësaj partie, Paris Gurit. Kjo erdhi pasi LDK’ja foli për grantet e dhëna nga Ministria e Bujqësisë për të afërmit e Fitore Pacollit.
Peci përmes një shkrimi në Facebook thotë se Abdixhiku, Guri dhe persona tjerë të LDK’së deshën të konstruktojnë fabrikime, sipas tij, duke tentuar t’i shtyejnë fermerët të deklarojnë se përkrahja e marrë në mënyrë meritore, nuk ishte e tillë, por e përfituar me anë të rryshfetit!