Peci sulmon sistemin e drejtësisë: I ka futur “veshët në lesh”

Peci sulmon sistemin e drejtësisë: I ka futur “veshët në lesh”

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci sot ka filluar ditën me sistemin e drejtësisë, duke i sulmuar ata në lidhje me punën e tyre.

Peci sistemin e drejtësisë në Kosovë e quajti “sistemi selektiv”.

Ai ka shkruar për një pronë të Ministrisë së Bujqësisë tek titullari në Ulpianë, që Gjykata mori vendim për masë të përkohshme, rrjedhimisht pamundësimin e përkohshëm të rikthimit të saj. Në lidhje me të, Peci i ka drejtuar disa pyetje sistemit të drejtësisë që sipas tij i ka futur “veshët në lesh”.

Postimi i plotë i tij në Facebook:

Mirmëngjesi sistemi selektiv i drejtësisë

Janë bërë një vit e gjysmë, 18 muaj apo 550 ditë prej se Gjykata mori vendim për masë të përkohshme, rrjedhimisht pamundësimin e përkohshëm të rikthimit të pronës së Ministrisë së Bujqësisë në Ulpianë tek titullari. Kjo masë e përkohshme me tendencë të përhershme…

Meqenëse vendimet në një sistem të drejtësisë thirren në emër të popullit, a po i tregoni popullit se:

• Si u bë e mundur që prona e shtetit të tjetërsohet tek përsoni fizik? Kur dihet se një gjë e tillë është e ndaluar me ligj…

• Kush është gjyqëtari apo gjyqëtarët që moren një vendim të tillë për tjetërsimin e hapsirës prej 159 metra katror?

• Si është e mundur që nga 159 metrat e tjetërsuara nga prona e shtetit tek përsoni fizik të ushtrohet veprimtari biznesore në rreth 900 metra katror që janë pronë e ministrisë së bujqësisë?

Duke qenë se sistemi i drejtësisë kohët e fundit ka qenë shumë azhur në ftesat ndaj niveleve të larta drejtuese për intervistim, dhe meqenëse dëmi i shkaktuar institucionit dhe interesit publik me pronat e ministrisë kapë shifra qindra milionëshe a i keni intervistuar ish ministrat e bujqësisë?

Do të duhej të jemi koshient të gjithë, që kodi penal e ka qartë të definuar kur titullari edhe me mosveprim toleron abuzimin dhe tjetërsimin e pronave dhe dëmtimin e interesit shtetrorë dhe publik.

Në anën tjetër, mekanizmat e drejtësisë me vesh në lesh.

Shpërndaje në: