Peci: Nëse Trump nuk na dërgon letër urimi për pavarësi do të ishte shenja më e keqe e mundshme
![Peci: Nëse Trump nuk na dërgon letër urimi për pavarësi do të ishte shenja më e keqe e mundshme](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2025/02/KIPRED-konference-Observeri-i-Kosoves-Lufta-Diplomatike-Ruse-dhe-Dezinformimi-Medial-Lulzim-Peci-foto-Ridvan-Slivova-8-e1722954890188-780x439-1-600x360-1-500x300.jpg)
Analisti Lulëzim Peci në emisionin “Click” në RTV21 tha se nëse presidenti amerikan nuk do t’i dërgojë letër urimi Kosovës për përvjetorin e pavarësisë do të ishte shenja më e keqe e mundshme që mund të ja jep Kosovës.
“Kisha preferu për veti çfarëdo që të ketë në të vetëm të jetë letra”, tha Peci.
Sipas tij, tani më raporti Serbi- Rusi nuk do të jetë më blasfemi për Amerikën.
“Shtetet e mëdha i krijojnë arkitekturat e sigurisë, shtetet e vogla duhet me iu përshtat sepse pushojnë së ekzistuari kur ka tronditje të mëdha të rendit botëror.”, tha ai.