Peci ka të drejtë kur thotë drejtësia i ka fut vesht n’lesh: Ja rastet kur Ministria e tij u përfshi në skandale

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka sulmuar qysh në mëngjes sistemin e drejtësisë, duke hedhur akuza ndaj tyre dhe duke thënë se “i kanë futur vesht në lesh”. Për fjalinë e fundit, mund t’i jepet të drejtë ministrit Peci, pasi mekanizmat e drejtësisë me të vërtetë i kanë futur vesht në lesh kur është bërë fjalë për skandalet që është përfshirë Ministria e udhëhequr nga Peci.
Enis Rrustemi, Periskopi
Duke filluar me grantet, kujtojmë se Pecit vitin e kaluar i dolën “100-mijëshet e shpërndara tek të afërmit e tij”.
100 mijë vëllait të deputetes Pacolli, 100 mijë dajës së deputetes Pacolli, 100 mijë këshilltarit Naim Huruglica, 50 mijë bashkëpartiakut Bahtijar Berisha, 200 mijë deputetit në listën e VV’së për zgjedhjet që lamë pas, Hamdi Jahajt dhe të tjerë…
Pas një sërë hulumtimesh që kishte bërë Periskopi rreth kësaj Ministrie, dyshohet për një skemë të organizuar rreth përfitimit të këtyre granteve.
Periskopi gjeti se Ministria e Pecit, krijoi një komision ilegal që me një laps kimik vendoste kush merr grante e kush jo. Në bazë të e-mail(it) të siguruar, është gjetur edhe mënyra se si zv.Drejtori Arban Hoxha, obligon të gjitha grupet tjera vlerësuese të aplikacioneve, t’ia dorëzojnë dosjet me letrën e informimit për miratimin e granteve, grupit të themeluar nga ai.
Në këtë e-mail thuhet ndër të tjera; Në Letër-informimi për miratimin e projektit, Grupi vlerësues do t’u bjerë me laps kimik investimeve të cilat refuzohen. Investimi e refuzuara do të miratohen nga zv.Drejtori i DMPZHR, i cili do të vendosë nënshkrimin e tij anash çdo investimi të refuzuar.
Tjetër…
Një skandal tjetër që e ka përcjellur Pecin, ishte avancimi i Venera Çerkinit, vajzës së tezes Presidentes, Vjosa Osmani në postin “Sekretarit të Përgjithshëm në MBPZHR”.
Që nga fillimet e avancimit nëpër pozita të ndryshme në Ministrinë e Pecit për rastin e Venera Çerkinit, Periskopi ka raportuar vazhdimisht (shiko linqet më poshtë).
Në kohën e ministrit Peci, ka pasur dyshime për dallavere në konkurset e hapura në MBPZHR.
Ministria e udhëhequr nga Faton Peci, dyshohet se ka shkelur ligjin në shpalljen e dy konkurseve për punë për pozitën Inspektor i Pylltarisë dhe Inspektor për Toka Bujqësore.
Në kriteteret e përgjithshme formale, në konkursin e shpallur nga Peci, ndër të tjera kërkohet ‘së paku dy (2) vite përvojë pune profesionale në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.
Ndryshe nga çka thotë Ligji, ka vepruar në këtë konkurs Ministria që drejton Peci.
Për më shumë, lexoni lajmin e plotë:
Fundi i mandatit, krizë për vota – Dyshime për dallavere në konkurset e hapura nga ministria e Pecit
Kur është fundi i mandatit të qeverisë Kurti, Peci ishte treguar i kujdesshëm me stafin e tij politik. Ministri është siguruar që stafi i tij politik të marr pozita si zyrtarë civil. Këtë veprim, ministri Peci e ka bërë “për të shpëtuar” stafin e tij, për arsye se në rast se nuk do të jenë në pushtet, të njëjtit do t’i gëzojnë pozitat e tyre si staf civil.
Zgjedhjet afër / Peci i kujdesshëm ndaj stafit politik të tij, i kthen me letra në staf civil
Peci e Gërvalla ‘pazare’ me staf, i shkëmbejnë për pozita më të larta nëpër ministritë e tyre
Kur jemi tek punësimet, e kemi edhe një rast tashmë të njohur të Pecit – ‘sikletosja’ e tij në emisionin “Pressing” kur ‘mori vesh’ se motra e Blerim Gashanit, zv. ministër në MPB, njëherit anëtarë i Kryesisë së Listës Guxo, ishte e punësuar në Ministrinë e Pecit.
Reagimi i Pecit në emision ishte epik, aq sa ishte qesharake përgjigja e tij.
Për më shumë lexoni lajmin: