Peci i vogël me konsulentë shumë: Paguan afro 500 mijë – Periskopi sjell detaje se çfarë bëjnë ata (DOKUMENT)

Peci i vogël me konsulentë shumë: Paguan afro 500 mijë – Periskopi sjell detaje se çfarë bëjnë ata (DOKUMENT)

Ministri Bujqësisë Faton Peci është njëri nga ministrat që do të mbahet mend për nepotizëm e keqpërdorim me pozita brenda ministrisë që ai drejton. Periskopi ka raportuar në vazhdimësi për këto shkelje të Pecit, ndërsa sot iu sjellim një tjetër keqpërdorim të tij me buxhetin e shtetit, shkruan Periskopi.

Iliriana Xhylani, Periskopi

Faton Peci në vitin 2023/24 ka angazhuar hiç më pak se 26 konsulentë në ministrinë e Bujqësisë, të cilët janë përzgjedhur me procedurë të prokurimit, konrektisht në Agjencëinë e Zhvillimit të Bujqësisë (AZHB).

Periskopi përmes qasjes në dokumente publike, ka siguruar kontratat tre vjeçare që kandidatët i kanë nënshkruar me këto procedura të prokurimit.

Si i angazhoi Peci këta konsulentë për këto pozita?

Në përshkrimin e punës të 26 konsulentëve të angazhuar nga Peci në AZHB, thuhet se kryejnë këto detyra;

Shërbime Konsulentë nëpërmjet marrëveshjeve shërbime të vecanta për nevoja të AZhB-së (kontroller)-sipas specifikave të kërkuara” (në qytete të ndryshme), “Shërbime konsulente për nevoja të AZHB-së”- Konsulent për implementimin e Programit të pagesave Direkte”(në qytetin e Prishtinës dhe Podujevës), “Konsulent për implementimin e programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural”(në qytete të ndryshme), “ Konsulent ligjor, konsulent për avancimin sisitemit të mënaxhimit të dokumentacionit arkivor, konsulent për lekturim, shërbime konsulentë nëpërmjet mashrrëveshjeve shërbime të vecanta për nevoja të AZHB-së-(konsulen)- sipas specifikimeve teknike Aneksi 1 të FDT-së, shërbime konsulente-Laborant/e për analiza fisiko-kimike në DVV, shërbime konsulente për nevoja të DAESB-MBPZHR( Konsulent Programer )-Ritenderim”.

Për të gjitha këto shërbime, 26 konsulentët paguhen nga 15 mijë euro e deri 22 mijë euro dhe shtetit i kushtojnë 447 mijë euro.

DOKUMENTE:

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shpërndaje në: