Peci i rritë hektarët me të mbjellura, dokumenti i Ministrisë së tij e demanton atë (RAPORTI)
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, përmes një postimi në Facebook, ka shkuar se për tri vite qeverisje kanë arritur që ta ndryshojnë rrjedhën e sektorit të bujqësisë në Kosovë.
Duke publikuar disa statistika, ai thotë se me qeverisjen e tij ka thyer rekord të tokës së punuar në Kosovë. Megjithatë, ministrin Peci e demanton dokumenti i Ministrisë së tij, “Raporti i Gjelbër 2023” (kliko në link për të parë dok. e plotë)., shkruan Periskopi.
Kosova në vitin 2021 ka mbjell 79,970 ha grurë, kurse në vitin 2022 Kosova ka mbjell 79,984 ha grurë, pra vetëm 14 ha ma shume.
Nëse e krahasojmë me vitin 2018 me të mbjellurra, Kosova në atë vit ka pasur 81,123 ha, kurse sot ka të mbjellur 1139 ha më pak. /Periskopi/