PDK vazhdon kundër planit të lagjes “Kalabria”, kërkon unitet që të “mbrohet prona publike”
Partia Demokratike në Komunën e Prishtinës, ka vazhduar me kundërshtitë e tyre për planin e lagjes “Kalabria”, raporton EO.
Shefi i asamblistëve të kësaj partie, Leutrim Ratkoceri, kërkoi që të bëhen bashkë pozitë e opozitë që të “mbrohet prona publike”.
“Ideja që insiston Përparimi (Rama) veç ndërtim është, ajo që e ka sjellë planin e keq, është gabim sepse ne ende se kemi parë një plan, kështu qe apeli jonë është hajde të bëhemi bashkë para mediave, publikut me propozim që me mbrojt pronën publike, me kërkua çerdhe, shkolla, në shumë hapësirë të gjelbërt”.
Prezantimi i planit të lagjes “Kalabria” me logon e PDK-së ngjalli reagime të shumta nga asamblistët tjerë komunal.
Grabitja e argjendarisë në Suharekë, edhe nga dy muaj paraburgim për katër të dyshuarit