PDK në Gjilan publikon një video ku dëshmohen punësimet masive mbi baza familjare
Dega e PDK-së në Gjilan ka reaguar përsëri pas publikimit të rezultateve të fundit në rekrutimin e personelit arsimor në Komunën e Gjilanit.
Komuna e Gjilanit në konkursin e fundit për mësimdhënës ka përzgjedhur kunatën e kryetarit Hyseni, kunatën e drejtorit të arsimit, kunatën e ish-kryesuesit të Kuvendit Komunal, balldëskën e deptetit të VV-së, Luan Aliut, dhe shumë familjarë të tjerë të zyrtarëve të VV-së.
Dega e PDK-së në Gjilan ka publikuar së fundmi një video të kryeministrit Albin Kurti i cili në një tubim në Gjilan kishte premtuar punësim në bazë të meritokracisë dhe jo në bazë të përkatësisë politike.
“Komuna e Gjilanit shndërrohet në 𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐮𝐧𝐚𝐭𝐚𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐛𝐚𝐥𝐥𝐝𝐞̈𝐬𝐤𝐚𝐯𝐞. Premtuan shpresë dhe sollën dëshpërim. Premtuan depolitizim në punësim dhe e ngulfatën Komunën me familjarë të tyre”, thuhet në reagimin e PDK-së në Gjilan.
Videoja e plotë ku dëshmohen punësimet masive (nepotizëm e familjarizëm) të cilat po ndodhin në Komunën e Gjilanit https://www.facebook.com/PDKdeganeGjilan/videos/1040846181009896