PDK-ja nuk vendos vija të kuqe për koalicion me VV-në, Haliti tregon “kushtet”

PDK-ja nuk vendos vija të kuqe për koalicion me VV-në, Haliti tregon “kushtet”

Partia Demokratike e Kosovës nuk vendos vija të kuqe për asnjë parti politike – kështu ka lënë të nënkuptoj deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti në Reel Talk me Maxhunin në Periskopi.

Haliti kur u pyet nga Maxhuni se a mund të ketë koalicion qeverisës mes PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, tha se

“Unë mendoj se kësaj cështje, përgjigje mund t’i jap Këshilli Drejtues i partisë. Unë mendoj që në kushtet që Koosva është tani, është mirë me mendu të gjithë që pas këtyre zgjedhjeve të bëhet një Qeveri e unitetit kombëtar nga të gjithë, e përkohshme deri në zbatimin e këtyre marrëveshjeve dhe kërkesave që ka Bashkësia Ndërkombëtare ndaj Kosovës me qëllim që t’i hapet perspektiva Kosovës për integrim evropian dhe pranimin në institucione ndërkombëtare, për heqjen e sanskioneve ndaj Kosovës dhe për hapjen e negociatave me BE-në.

Ai shtoi se “përfshin të gjitha partitë por me qëllim që të jetë qeveri për një vjet derisa të realizohen ose në cilindo variant, kushdo që të veproj në përputhje për zbatimin e këtyre marrëvehsjeve të cilat janë diskutabile dhe është mirë që procesi për intergrim të Kosovës në BE të jetë i unifikuar dhe të mos debatohet e as kundërshtohet në parlamentin e Kosovës”, u shpreh Haliti.

Haliti i ashpër ndaj Qeverisë: Ai që e len ushtrinë pa bukë, duhet me shku në burg

Shpërndaje në: