PDK-ja largohet nga seanca ku pritet të votohet buxheti për vitin 2025
Asamblistët e Partisë Demokratike të Kosovës të mërkurën e kanë lëshuar seancën e Kuvendit Komunal të Prishtinës në të cilën në rend dite është votimi i buxhetit për vitin 2025.
Drejtoresha e Financave, Valbona Makolli, ka thënë se nuk është zgjidhje ikja nga salla.
“Nuk është zgjidhje me i ik përgjegjësive me ik nga salla. Ne jemi këtu për të diskutuar, të lutem”, ka thënë Makolli.
Por asamblisti i PDK-së, Leutrim Retkoceri, ka thënë se derisa nuk respektohet ligji nuk kanë pse të qëndrojnë në sallë.
“Derisa nuk e respektoni ligjin për realizimin e dëgjimeve publike para sjelljes në Kuvend për votim, ne nuk kemi për çfarë të qëndrojmë në këtë sallë”, ka thënë Retkoceri.