PDK e sigurt për 9 shkurtin: Bedri Hamza është zgjidhja

PDK e sigurt për 9 shkurtin: Bedri Hamza është zgjidhja
Partia Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës të Kryesisë, në të cilën është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se nisur nga situata e vështirë në të cilën gjenden sot Kosova dhe qytetarët tanë, mobilizimi për t’i dhënë vendit një Qeveri të re, kredibile, të aftë dhe të përgjegjshme me 9 shkurt – është i domosdoshëm.
 Krasniqi i ka njoftuar anëtarët e Kryesisë me të gjitha përgatitjet që po bëhen në mobilizimin e të gjitha strukturave të partisë, brenda dhe jashtë Kosovvës.
Kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka njoftuar anëtarët e Kryesisë me punën që është bërë në përpilimin e programit dhe ofertës së PDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Hamza ka thënë se PDK do të ketë programin më të mirë dhe më profesional – pikërisht atë për të cilin kanë nevojë sot vendi dhe qytetarët.

Shpërndaje në: