Pavarësisht se rivlerësimi shpalli fitues Haxhi Krasniqin, titulli nuk i kthehet
Në rivlerësimin e përballjes për titullin kampion bote të mecit të boksit mes Robin Haxhi Krasniqit dhe Dominic Boesel, fitorja iu konfirmua kosovarit, pavarësisht se ishte Boesel ai që ishte shpallur fitues fillimisht.
Rezultati është, Robin Krasniqi është shpallur fitues i pikëve unanim i ndeshjes. Pesë gjyqtarë aktivë dhe të licencuar pikësh në Gjermani menduan se Robin Krasniqin e ka fituar këtë meç.
Vlerësimi i gjyqtarëve është si më poshtë:
Timo Hoffmann e vlerësoi meçin 116:112 për Robin Krasniqin
Tengis Sade e vlerësoi meçin 116:112 për Robin Krasniqin
Sergej Kovalenko e vlerësoi meçin 115:114 për Robin Krasniqin
Mathias Eichler e vlerësoi ndeshjen 115:113 për Robin Krasniqin
Jens Kluge e vlerësoi meçin 115:113 për Robin Krasniqin
Megjithatë, ky është vetëm një vlerësim i kërkuar dhe nuk e kthen ende titullin tek Krasniqi. Skuadra e Krasniqit ka njoftuar do të vazhdojë me të gjitha mjetet e saj të ndjek rrugët që e kthejnë titullin dhe duhet të ketë një vendim përfundimtar nga Gjykata që lidhet me çështjet sportive.